Published On: Tue, Jan 24th, 2012

Shumë shpejt tërmet madhor në Tokio

Një tërmet madhor mund të godasë kryeqytetin e Japonisë, Tokion, shumë shpejt, ishte përfundimi i një studimi shkencor. 

Sipas grupit të ekspertëve, ka 75% mundësi që një tërmet me magnitudë më të fortë se shtatë sipas shkallës rihter, të godasë qytetin me 13 milionë banorë brenda katër viteve të ardhshme.

Një vlerësim i tillë bie në kundërshtim me vlerësimet e qeverisë, që e vendos mundësinë e rrezikut në 70%, në 30 vitet në vazhdim.

Ndonëse Japonia është vendi më i përgatitur në botë për t’u përballur me lëkundjet e tokës, një prej tërmeteve më të mëdha të historisë në janar 2011, i mori jetën më shumë se 20 mijë personave dhe krijoi një katastrofë bërthamore në Fukushima, pasi dallgë deri 20 metra të larta u formuan dhe depërtuan deri në thellësi të tokës.

Për herë të fundit, një tërmet madhor ka goditur kryeqytetin japonez në vitin 1923. Atëherë, lëkundjet e tokës me magnitudë 7,9 sipas shkallës rihter shkaktuan vdekjen e më shumë se 100 mijë personave dhe shndërruan qytetin në gërmadhë.

Specialistët e departamentit të sizmiologjisë në Universitetin e Tokios bazojnë përfundimet e tyre në shkallën në rritje të lëkundjeve të vogla që po ndodhin në zonë, shenjë e pakundërshtueshme sipas tyre, që një goditje e madhe është duke u krijuar.

Japonia është një vend veçanërisht i goditur nga lëkundjet e tokës, për shkak të pozitës së vet gjeografike. Ishujt japonezë janë të vendosur mbi bashkimin e tre pllakave të mëdha të Tokës, pikërisht në vendin ku ato përplasen vazhdimisht midis tyre.

10 aktorët e Hollywood-it që sjellin më shumë fitime Adele në kërkim të dashurisë Amy Winehouse kryeson në Britani Angelina Jolie ka thënë se asnjëherë nuk kishte menduar që të shkruajë dhe të bëjë regjinë e një filmi. Apollonia Apple Arian Cani në karaoke me Anjeza Majën Berisha Bieber-Gomez pushojnë në Meksikë .. Brazil deri në fund të mandatit në vitin 2013 Digitalb në ndihmë të fëmijëve ... Dokument per ballkanin Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka arrestuar 10 persona të dyshuar Durrës Edi Rama Elbasan Eliminimi i nga Champions League mund t’i kushtojë Manchester United rreth 20 milion paund më pak vetëm nga të drejtat televizive Emigrantët Ermal Mamaqi ‘tradhton’ Amarda Toskën Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata do të udhëtojnë drejt New Yorku-ut për koncertin e tyre të radhës me rastin e Krishtlindjes. fundjavën e shkuar ku është dhunuar gjyqtari i FIFA-s Getoari dhe Drini flasin rreth Dafinës Harojeni televizorin 3D Irina Shayk merr rolin e Babagjyshit të Vitit të Ri. Itali Justin Theroux i dashuruar ne Jennifer Aniston Kinë Kosovë ku përfshihen 6 rekomandime Lady Gaga: Fama do më vrasë Mësuesit dhe nxënësit nuk mund të jenë shokë në Facebook. Kështu ka vendosur drejtoria e një shkolle të mesme në Albisola të Italisë. ndalohet miqësia mësues-nxënës në Facebook .. ndërsa ka konfiskuar gjësende të ndryshme si prova të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Një shqiptar i kërkuar për vrasje u arrestua dje nga autoritetet amerikane të FBI-së në Detroit. Selim Struga është vënë në pranga në metronë e Detroitit njoftoi mbrëmë “Fox News”. Pas suksesit dhe komenteve të shumta gjatë koncertit në Kanada Pinguinët e shpëtuar rikthehen në det por përkundrazi pa asnjë debat në publik po i jep vetes më shumë hapsira për të marrë borxh të ri. po vjen TV QD Përkëdheljet e nënës gjatë moshës së fëmijërisë ndihmojnë fëmijën që t’i rezistojë tundimit të përdorimit të drogës në moshë madhore. Qeveria nuk ka ndër mend ta ulë borxhin publik SHBA të cilat shërbejnë për cuarjen më përpara të proceseve integruese. të jetosh i izoluar nën tokë vlerësojnë ekspertët financiarë.