Nënë diabetike gjatë shtatzanisë? Edhe fëmija del i tillë
Diabeti është një sëmundje tipike e shtatzënisë, që mund të transmetohet tek fëmija. Studimi i zbuluar nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore “Garvan” në Sydney të Australisë, ka vlerësuar se fëmijët e lindur nga nënat me diabet, kanë një metabolizëm të ulët dhe gjatë jetës së tyre gjithashtu, shfaqin shenjat e sëmundjes së diabetit.
Hulumtimi, i botuar në revistën “Diabetes”, ka treguar se kjo ndodh për shkak të ndryshimit të molekulave të vogla të prodhuara nga neuronet, duke bërë që të humbasë bilanci në kontrollin e treguesit të sheqerit në trup.
Sipas dr. Jenny Gunton, kreu i hulumtimit të kryera te minjtë, konstatoi se nënat diabetike gjatë shtatzanisë, kanë lindur fëmijë të tillë gjithashtu, duke u vënë re se në trupat e tyre ishte e ulur aftësia për të prodhuar dhe të përdorni insulinë.









