Published On: Tue, Jan 24th, 2012

Kandidaturat për çmimin Oscar

Filmi epik 3D i Martin Scorsese, “Hugo”, u kandidua më shumë se të gjithë filmat e tjerë, ndërsa komisioni i çmimeve “Oscar” shpalli pretendentët për vlerësimin më prestigjioz në botën e kinematografisë. 

Midis 11 kategorive ku “Hugo” është kandidat përfshihet edhe ajo e “filmit më të mirë” dhe “regjizorit më të mirë”, ndërsa Meryl Streep e George Clooney figurojnë midis të kandiduarve për të fituar në kategeritë e Aktores dhe Aktorit më të Mirë Protagonist.

Çmimet e edicioni të 84-t të “Çmimeve të Akademisë” do të shpërndahen në 26 shkurt në Los Anxhelos dhe siç është tradita, nominimet shpallen që një muaj më parë. Në garë janë punimet e vlerësuara si më të mirat e vitit 2011.

Hugo, historia e një djali jetim që jeton brenda një ore gjigante në një stacion francez treni pasohet nga filmi pa zë “Artisti” (“The Artist), i cili konkurron për të fituar dhjetë çmime “Oscar”.

Francezi Michel Hazanavicius është në garë për të fituar çmimin e skenaristit më të mirë dhe regjizorit me të mirë në komedi, ndërsa bashkëshortja e tij, Berenice Bejo, është kandiduar si aktorja më e mirë joprotagoniste.

Ylli i filmit “Artisti”, Jean Dujardin, konkurron për “Oscar” e aktorit më të mirë përkrah Clooney (për rolin në The Descendants), Demian Bichir (A Better Life), Brad Pitt (Moneyball) dhe britanikut Gary Oldman (Tinker Tailor Soldier Spy),

Sreep, e cila realizoi një interpretim të përkryer të ish-Kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher, në filmin “Iron Lady” (Zonja e Hekurt), ka marrë kandidimin e saj të 17, më shumë se çdo aktor tjetër.

Kandidatet e tjera për të fituar në kategorinë e Aktores më të Mirë Protagoniste janë Glenn Close (Albert Nobbs), Viola Davis (The Help), Roonet Mara (The girl with a Dragon Tattoo) dhe Michelle Ëilliams (My week with Marilyn).

Pas “Hugo” dhe “Artistit”, filmat e përzgjedhur për më shumë çmime “Oscar” ishin “Ndihma” (The Help), “Topi i Parave” (Moneyball), “Kali i Luftës” (War Horse) me nga gjashtë kandidime dhe “Pasardhësit” (The Descendants), me pesë.

 

Burimi: Top-channel

10 aktorët e Hollywood-it që sjellin më shumë fitime Adele në kërkim të dashurisë Amy Winehouse kryeson në Britani Angelina Jolie ka thënë se asnjëherë nuk kishte menduar që të shkruajë dhe të bëjë regjinë e një filmi. Apollonia Apple Arian Cani në karaoke me Anjeza Majën Berisha Bieber-Gomez pushojnë në Meksikë .. Brazil deri në fund të mandatit në vitin 2013 Digitalb në ndihmë të fëmijëve ... Dokument per ballkanin Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka arrestuar 10 persona të dyshuar Durrës Edi Rama Elbasan Eliminimi i nga Champions League mund t’i kushtojë Manchester United rreth 20 milion paund më pak vetëm nga të drejtat televizive Emigrantët Ermal Mamaqi ‘tradhton’ Amarda Toskën Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata do të udhëtojnë drejt New Yorku-ut për koncertin e tyre të radhës me rastin e Krishtlindjes. fundjavën e shkuar ku është dhunuar gjyqtari i FIFA-s Getoari dhe Drini flasin rreth Dafinës Harojeni televizorin 3D Irina Shayk merr rolin e Babagjyshit të Vitit të Ri. Itali Justin Theroux i dashuruar ne Jennifer Aniston Kinë Kosovë ku përfshihen 6 rekomandime Lady Gaga: Fama do më vrasë Mësuesit dhe nxënësit nuk mund të jenë shokë në Facebook. Kështu ka vendosur drejtoria e një shkolle të mesme në Albisola të Italisë. ndalohet miqësia mësues-nxënës në Facebook .. ndërsa ka konfiskuar gjësende të ndryshme si prova të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Një shqiptar i kërkuar për vrasje u arrestua dje nga autoritetet amerikane të FBI-së në Detroit. Selim Struga është vënë në pranga në metronë e Detroitit njoftoi mbrëmë “Fox News”. Pas suksesit dhe komenteve të shumta gjatë koncertit në Kanada Pinguinët e shpëtuar rikthehen në det por përkundrazi pa asnjë debat në publik po i jep vetes më shumë hapsira për të marrë borxh të ri. po vjen TV QD Përkëdheljet e nënës gjatë moshës së fëmijërisë ndihmojnë fëmijën që t’i rezistojë tundimit të përdorimit të drogës në moshë madhore. Qeveria nuk ka ndër mend ta ulë borxhin publik SHBA të cilat shërbejnë për cuarjen më përpara të proceseve integruese. të jetosh i izoluar nën tokë vlerësojnë ekspertët financiarë.